Pakti për Universitetin/ Praktikat profesionale në sektorin publik nisin në mars

TIRANË, 19 janar /ATSH/ – Një tjetër problematikë e ngritur nga studentët ishin dhe stazhet dhe praktikat profesionale.

Studentët do kenë mundësi të nisin praktikat profesionale në sektorin publik në muajin mars 2019. Kështu projektohet në Paktin për Universitetin të prezantuar nga qeveria e cila u jep zgjidhje kërkesave të studentëve, duke shtuar edhe propozime të reja.

”VKM për praktikat profesionale ka rritur numrin e vendeve të disponueshme jo vetëm për studentët ekselentë por me një përzgjedhje meritokratike. Gjithashtu mundësi e shtrirjes së praktikave edhe në bashkitë dhe institucionet e pavarura”, shkruhet në Paktin për Universitetin.

Pakti për Universitetin, gjithashtu, parashikon se shpalljen nga vetë institucionet publike çdo fillim viti, për vendet dhe mundësitë e zhvillimit të stazheve dhe rekrutimi nga vetë institucionet. “Mbështetja e ministrave për nxitjen e kompanive private në rritjen e mundësive për zhvillimin e praktikave profesionale dhe përmirësimin e stazheve”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.