OSHEE: Në 2018 humbjet në rrjet u ulën në 20%

TIRANË, 19 janar /ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) parashikon që në fund të vitit 2021 humbjet në rrjet do të ulen në nivelin 16.5%.

Duke iu referuar bilancit të OSHEE-së për vitin 2018, rezulton se gjatë vitit që lamë pas ky tregues u ul në nivelin 20%.

Ndërkohë që sipas një programi të OSHEE-së për vitin 2017-2021, në fund të 2021 humbjet duhet të jenë në nivelin 16.5%, citon Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Gjatë 2018, OSHEE arkëtoi 65.7 mld lekë ose 2 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. e.xh//m.m/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.