Moti i keq, “Heronjtë e ajrit” ndihmuan mbi 100 persona

TIRANË, 19 janar /ATSH/ – Shpesh herë pilotët dhe teknikët e FA rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit e thjeshtë, por pavarësisht kësaj kurrë nuk tërhiqen prapa.

Ata janë heronjtë e qytetarëve në situata të vështira dhe vetëm gjatë ditëve ku moti i keq ka përfshirë vendin tonë ata kanë shpëtuar mbi 100 banorë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka treguar punën e këtyre heronjve, duke u shprehur se, ”qytetarët i kanë pagëzuar si ‘heronjtë e ajrit’. Dhe të tillë janë të gjithë pilotët e teknikët e Forcës sonë Ajrore”.
”Vetëm gjatë këtyre ditëve të motit të keq, mbi 100 banorë në vështirësi janë ndihmuar përmes ndërhyrjes nga ajri. Të thuash ‘krenari’ për këta djem në uniformë është pak.

Faleminderit për shërbimin çdo efektivi në FA”, shprehet Xhaçka. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.