KORE E JUGUT – Seuli përshëndet samitin e dytë Trump-Kim

SEUL, 19 janar /ATSH-AFP/ – Koreja e Jugut përshëndeti njoftimin e një samitit të dytë mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe kreun koreanoverior, Kim Jong Un njoftoi sot presidenca koreanojugore.

Seuli shpreson që ky takim të përbëjë një kthesë në favor të paqes në gadishullin korean, njoftoi presidenca koreanojugore, vetëm pak orë pas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë për një samit Trump-Kim që pritet të mbahet rreth fundit të shkurtit në një vend ende të pa papërcaktuar.

“Ne shpresojmë që samiti i njoftuar mes Veriut dhe SHBA-së do të jetë një kthesë në vendosjen e një regjimi të përhershëm paqeje në gadishullin korean”, deklaroi Kim Eui Kyeom, zëdhënës i presidentit koreanojugor, Moon Jae In. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.