GJERMANI – Kryetari i Bavarisë, Markus Soeder zgjidhet në krye të CSU-së

MYNIH, 19 janar /ATSH-DPA/ – Kryetari i landit të Bavarisë, Markus Soeder u zgjodh sot si kreu i ri i partisë konservatore Bavareze, Unioni Kristian Social (CSU), duke pasuar ministrin e Punëve të Brendshme, Horst Seehofer në këtë rol.

Kryetari i landit të Bavarisë u zgjodh nga delegatët gjatë një konference të zhvilluar sot në Mynih.

Seehofer njoftoi në nëntor se do të tërhiqej pasi mbështetja për CSU-në ra me 10% në zgjedhjet për Parlamentin bavarez, duke bërë që partia të humbasë maxhorancën e saj absolute. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.