AZHBR, mbështetje për certifikimin dhe sigurimin e produkteve

TIRANË, 19 janar /ATSH/- Mbështetja për certifikimin dhe sigurimin e produkteve është një nga masat që adresoi Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR), për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë.

Sipas AZHBR-së, gjatë vitit që lamë pas përmes skemave të mbështetjes kombëtare, fermerët u mbështetën me 50% të vlerës për implementimin dhe certifikimin Global GAP,  në vlerën e jo më shumë se 175 000 lekëve për produktet lakër, lulelakër dhe brokoli, për sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha.

Ndërsa me 50 % të vlerës së certifikimit, fermerët u mbështetën për standardet IFS, BRC dhe/ose FS në stabilimentet e përpunimit të prodhimeve peshkore, në shumën e 325 000 lekëve.

Masat e mbështetjes në këtë skemë adresuan financim edhe për certifikimin e fermave organike, për implementimin dhe certifikimin për standardin ISO 22000:2005 për operatorët e biznesit ushqimor, për primin vjetor të siguracionit të prodhimeve bujqësore.

Pritet që këto skema të vijojnë edhe për vitin 2019. e.xh//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.