ANKARA – Senatori amerikan: Trump duhet të ngadalësojë tërheqjen nga Siria deri në shkatërrimin e ISIS-it

ANKARA, 19 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duhet të ngadalësojë tërheqjen e planifikuar të trupave amerikane nga Siria deri sa grupi Shteti Islamik (ISIS) të mundet plotësisht, tha sot senatori Lindsey Graham, sipas agjencisë zyrtare turke të lajmeve “Anadoll”.

“Një tërheqje e planifikuar keq nuk do t’i japë fund luftës kundër Shtetit Islamik, ajo do të shkaktojë një luftë të re”, deklaroi Graham në një konferencë për shtyp në Ankara, një ditë pasi u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për të biseduar për Sirinë.

Trump njoftoi në dhjetor se Shteti Islamik është mundur në Siri dhe trupat amerikane duhet të tërhiqen.

Megjithatë detajet e tërheqjes amerikane janë ende të paqarta, ndërsa Ankaraja dhe Bagdadi nuk kanë përjashtuar një ndërhyrje në veri të Sirisë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.