Telashe për trajnerin Shehi, tërheqje muskulare për Krasniqin

136

TIRANË, 18 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Orges Shehi, trajneri i “Skënderbeut” duket se është në telashe. Skuadra e tij vijon të humb lojtarë. Tashmë është radha e Blerim Krasniqit, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore dhe i shtohet listës së të dëmtuarve. E sigurt është mungesa ndaj “Besëlidhjes”, e vlefshme për kupë dhe më pas ndaj “Partizanit” për kampionat.

Më pas duhet parë nëse sulmuesi do arrijë të rikuperojë për ndeshjet e tjera. Ai fillimisht do duhet të qëndrojë dy javë larg fushës, për t’u riaftësuar plotësisht. Krasniqi kalon në bokse aty ku prej kohësh ndodhen edhe Demte, Devi Bregu dhe Bruno Lulaj. 4 mungesa janë shumë për një skuadër si “Skënderbeu” e cila ka lëvizur pak në këtë merkato dimri dhe që në fund të fazës së dytë pësoi një rënie të lirë duke humbur 4 takime radhazi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.