SHBA – Bill Gates: Qeveritë të investojnë për shëndetin, fitohet më shumë se sa në bursë

UASHINGTON, 18 janar /ATSH-ANSA/ – Investimi në shëndetin botëror të sjell më shumë të ardhura se sa ai në bursë dhe në 20 vitet e fundit ka shpëtuar miliona jetë njerëzish, theksuan themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda gjatë një takimi me median.

Megjithatë, ata janë shprehur të shqetësuar se disa vende si SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë shpërqendruar nga problemet e brendshme për të vazhduar të financojnë programet e zhvillimit.

Fondacioni i çiftit Gates ka investuar që nga viti 2000, 10 miliardë dollarë, mbi të gjitha nëpërmjet katër institucioneve, “Global Fund Against Aids, Malaria and HIV”, “Polio Eradication Initiative”, “Gavi, the Vaccine Alliance” dhe “Global Financing  Facility”.

Falë këtyre programeve, pritshmëria e jetës në vendet e varfëria është rritur ndjeshëm në dy dekadat e fundit./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.