Punësimi i studentëve, Koçiu: 803 pozicione të lira, mbi 400 vende vetëm me diplomë bachelor

TIRANË, 18 janar/ATSH – I. Vata/ – Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, deklaroi sot se për punësimin e studentëve deri më tani janë bërë 400 aplikime dhe nga e hëna do jemi pranë çdo fakulteti për të sqaruar mënyrën e aplikimit.

Në fjalën e saj gjatë prezantimit të Paktit për Universitetin, Koçiu theksoi se “kemi bërë publike në portal 803 pozicione dhe deri më sot janë bërë 400 aplikime. Nga e hënë dhe do jemi në çdo fakultete për të shpjeguar studentëve se si aplikohet”.

Po ashtu, Drejtoresha e DAP sqaroi se janë mbi 400 vende të lira pune që kërkojnë vetëm diplomë të nivelit bachelor.

Koçiu ka sqaruar studentët mbi nivelin e studimeve që nevojiten për të fituar një vend pune përmes platformës “shqiperiaqeduam.al”.

Së pari, tha Koçiu, nuk është e vërtetë që për të patur një vend pune në administratën publike të duhet me patjetër një master profesional ose shkencor, sepse ka vende pune që kërkojnë vetëm diplomën e nivelit bachelor.

“Sot që flasim, në platformën “punetembare.al” janë mbi 400 vende pune të dedikuara që kërkojnë vetëm nivelin bachelor. Niveli më i ulët është bachelor, pra bachelor është kriter kualifikues. Nuk është e vërtetë që në administratën publike nuk futesh dot nëse ti nuk ke një bachelor, por vetëm me master profesional apo shkencor”, sqaroi drejtoresha e DAP. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.