Pakti me studentët i hapur dhe si një zbërthim i Ligjit për Arsimin e  Lartë

TIRANË, 18 janar /ATSH- I. Vata/ – Pakti me studentë duhet të jetë i hapur dhe ftoj të gjithë, pedagogë dhe studentët ta marrin dokumenti e paktit me studentët ta kthejnë përmbys, të shtojnë të heqin dhe në fund farë të bëjmë një pakt angazhimesh dhe një për universitetet në tërësi dhe për çdo fakultet në veçanti”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama i përgjigj interesit të një studenteje e pranishme gjatë publikimit të Paktit për Universitetin.

“Në moshën tuaj në vitin ’90 bashkë me pedagogë, bashkë me popullin bëmë një zgjedhje të qartë që të mos kemi asgjë të sigurt, por të luftojmë të gjithë bashkë që e ardhmja të jetë e sigurt. Nuk ka gjëra të sigurta në sistemin që kemi zgjedhur, ka konkurrencë, ka meritë dhe patjetër ka 1001 beteja që duhen bërë çdo ditë në mënyrë që ta kuptosh që kemi zgjedhur të jetojmë, të jetojmë në demokraci, kemi zgjedhur sistem zgjedhje të lirë të personit ku të gjithë bëjnë zgjedhje e tyre të lirë dhe rrugës përplasen me njëri-tjetrin në kuptimin e konkurrencës. Këtë të dytin e kemi zgjidhur në vitin 1990, Shqipëria e të ardhmes së sigurt që t’i mbaroje shkollën dhe të planifikonte partia me shtetin se ta kishe punën filan vend pastaj nga një vend në një  vend tjetër, të mos kishe liri lëvizje dhe ta zgjidhte shteti ku puno. Kjo është mbyllur atëherë”, – tha Rama.

Në vijim kryeministri shtoi se “kemi  zgjedhur sistem që kush qeverisë nuk i din të gjitha, në ’90 e zgjodhëm këtë. Më para kishim një sistem që ai që qeveriste i dinte të gjitha dhe kishte përgjigje për çdo gjë do të thotë se njerëzit nuk kishin pyetje, sepse i kishin përgjigjet e gatshme. Sistemi që kemi zgjedh është sistemi i pyetje jo jo i përgjigjeve të gatshme. Kështu për këto arsye në këtë sistem studenti është po aq  i rëndësishëm sa dhe kryeministri, dhe zëri i studentëve bashkuar me zërin e të tjerëve kthen vëmendjen e qeverisë drejt studentëve. Ky është është sistemi që kemi zgjedh”.

Kryeministri Rama vuri theksin te problemet e mbartura ndër vite përsa i përket arsimit.

“Teoria se çdo ndodhi, sikur këto gjëra të mos ndodhin? Do të vazhdojë beteja. Do vazhdojë beteja individuale, do të vazhdojë beteja e komunitetit dhe e vetë shoqërisë. Nuk mund të biem dakord për të gjitha. Këto probleme kanë të bëjnë me edukimin që nga klasa e parë dhe ajo që po korrim sot është ajo që është mbjellë 20 e ca vjet dhe reformat që bëjmë sot janë çfarë mbillet sot që nesër të jetë një produkt më i mirë. Kështu është dhe ai Ligji i Arsimit të Lartë, është për nesër”, – tha ai.

Kryeministri i drejtua studentëve duke pohuar se ministrja e Arsimit do të takojë dhe studentë e ngujuar se vjen nga një përvojë e tillë.

“Ne do të vijmë në çdo universitet, unë, ministrja, madje ministrja do shkojë të takojë dhe ata që janë të ngujuar se vjen nga ngujimet, ndërsa unë nuk jam nga të ngujimeve, por nga të përplasjeve, por do të vij në çdo universitet”, – tha Kryeministri.

Po ashtu, Rama theksoi se ne duam të forcojmë autonominë e universiteteve, ndërsa ftoi studentët dhe pedagogë që të kontribuojnë në paktin me studentë duke shtuar dhe hequr që të kemi një kat final angazhimesh.

“Ftoj të gjithë, pedagogë dhe studentë ta marrin dokumentin e paktit me studentët ta kthejnë përmbys, të shtojnë të heqin dhe në fund farë të bëjmë një pakt angazhimesh dhe një program elektoral për universitetet në tërësi dhe për çdo fakultet në veçanti. Çfarë do Fakulteti i Arkitekturës dhe çfarë do bëjmë më kalendarin e vitit të parë të dytë dhe me radhë? Ne duam ta forcojmë autonominë e universiteti dhe jo t’i marrim pushtetin universiteti, por t’i japim fuqi maksimale universitetit që të bëjë punë e vet, që nuk e ka bërë deri më tani sipas Ligjit të ri të Arsimit të Lartë”, – tha Rama.

Më tej, Rama vuri theksi te dialogu si mundësi për të nxjerrë në pah problemet që mbart arsimi universitar.

“Këtë herë e morëm ne të gjithë zjarrin, herën tjetër nuk ka për të ndodhur. Por besojmë se nuk do të këtë herë tjetër, por duhet të bashkëpunojmë dhe për këtë arsye dialogu është gjëja më e rëndësishme”, – shtoi Rama.

“U çua një vajzë aty për pensionet familjare. Si do përfshihet te kjo kategori, në këtë grup nëse vajza nuk ka mundësi të flasë dhe të dëgjojë. Rri ngujohu dhe rri e pret! Pse skedina janë kërkesat dhe rrinë e mbushen?! Ato do përmbushen sipas afateve të publikuara dhe me punë. S’janë as pica që priten në ngujim. Jo, janë punë. Ato do bëhen pikë për pikë dhe do i bëjmë se janë të drejta dhe të gjitha gjërat e drejta duhet të përmbushen, prandaj do bëjmë diskutime të tjera, por gjëja që është e rëndësishme është që dokumenti i paktit do të jetë në dispozicion të të gjithëve dhe të gjithë ta konsiderojnë një një dokument të hapur. Ne nuk kemi thënë fjalën e fundit, ne nuk mendojmë se i dimë të gjitha, ne nuk mendojmë se jemi partia dhe shteti i dikurshëm që i thotë universitetit bëje kështu, se kështu them unë. Ne mendojmë që secili këtu ka mundësi të jap një kontribut dhe shuma e të gjitha kontributeve të na çojë në një pakt angazhimesh ku të themi se çfarë bëjnë studentë, çfarë do bëjnë pedagogët, dekanët dhe çfarë do të bëjë qeveria”, – u shpreh Kryeministri.

Gjithashtu, Kryeministri tha se ky pakt duhet të jetë zbërthimi i Ligjit të Arsimit të Lartë.

“Ky pakt duhet parë si një zbërthim i Ligjit për Arsimin e Lartë, pra të gjitha ato çështje që duke se i pengon ligji të adresohen aty dhe ka 1001 rrugë dhe eksperienca e mundëson që secili nga drejtuesit e universiteteve të thotë në këtë pikë dakord, na duhet kjo periudhë tranzicioni për të implementuar këtë aspekt të Ligjit”, – tha në fund Kryeministri Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.