Luksemburgu do të ruajë vendet e punës së britanikëve në rast Brexit pa marrëveshje

LUKSEMBURG, 18 janar /ATSH-AFP/ – Luksemburgu prezantoi sot një sërë masash për të shmangur mundësitë që britanikët të cilët punojnë në territorin e tij të mos humbasin vendet e punës në rast të daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje, një skenar që po i tremben gjithnjë e më shumë.

Britanikët përfaqësojnë 1% të popullsisë së këtij shteti të vogël me 600 000 banorë, ku vendet e punës në administratën publike dhe në mësimdhënie janë të favorizuara më tepër për shtetasit e BE-së.

‘’Ne jemi duke u përgatitur në mënyrë që britanikët e Luksemburgut të cilët punojnë këtu të mos humbasin vendet e tyre të punës’’, siguroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Jean Asselborn./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.