Higuain, mbrëmje festive për t’i dhënë lamtumirën “Milanit”

153

TIRANË, 18 janar/ATSH-A. Fortuzi/ – Gonzalo Higuain ka organizuar një mbrëmje festive të enjten për të përshëndetur shokët e skuadrës së “Milanit”, e për t’i dhënë lamtumirën skuadrës kuqezi.

“Një mbrëmje melankonike. Kokteil, disa ushqime të lehta dhe përqafime”, shkruan “Sportmediaset”. Edhe pse pak muaj, “El Pippita” kishte krijuar një atmosferë të ngrohtë miqësie me skuadrën, duke bërë që largimi të mos jetë i lehtë, sidomos dhe pas disfatës në finalen e superkupës së Italisë përballë “Juventusit”, ish-skuadrës së tij, që verën e shkuar e transferoi te “Milan”. Një transferim që nuk rezultoi pozitiv.

Skuadra e ardhshme e argjentinasit do të jetë “Chelsea”. “El Pippita” do të shkelë në Premier Ligë ku do ritakohet me teknikun Enrico Sarri. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.