Haradinaj takon studentët e Vjenës dhe Venedikut

PRISHTINË, 18 janar /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut.

I pari i Ekzekutivit tha se studentët i njoftoi për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin dhe proceset politike në vend.

“Bashkëbisedim me mbi 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, të cilët i njoftova për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, proceset politike të vendit tonë, demokratizimin dhe të drejtat e njeriut. Si vend me diversitet kulturor, etnik dhe fetar, Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve, ku respektohen të drejtat e secilit dhe këto janë vlerat tona, të një vendi properëndimor. Studentët tanë i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre europianë, vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes. Kosova ka ofertë atraktive për Europën, si vend me resurse të mëdha humane dhe ekonomike, të cilat BE-ja duhet t’i pranojë si vlerë dhe partneritet”, tha Haradinaj. /KosovaPress//e.malaj/. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.