BM – Edhe Oksfordi distancohet nga Huawei

LONDËR, 18 janar /ATSH-AFP/ – Universiteti i Oksfordit ka pezulluar çdo financim me prejardhje nga gjiganti kinez i telekomunikacionit Huawei, i akuzuar në shumë vende për lidhje të mundshme me Pekinin, ndërsa vetë kompania kineze njoftonte sot se nuk është informuar për këtë vendim.

“Universiteti i Oksfordit vendosi më 8 janar se nuk do të kërkojë mundësi të reja financimi nga ‘Huawei Technologies Co Ltd’ apo kompani të binjakëzuara me këtë grup”, njoftoi universiteti në një komunikatë.

“Huawei u informua për këtë vendim që prek financimin e kontratave të kërkimit dhe dhurimeve filantropike dhe është vënë në dijeni për shqetësimet e shprehura gjatë muajve të fundit në lidhje me partneritetin mes Britanisë së Madhe dhe Huawei”, thekson Oksfordi.

“Ne nuk jemi informuar për këtë vendim dhe presim shpjegime të plota nga universiteti”, ka reaguar nga ana tjetër Huawei.

Gjigant botëror i pajisjeve të telekomunikimit, Huawei dyshohet se përbën një problem për sigurinë kombëtare të shumë vendeve si SHBA-ja, Australia dhe Japonia, që e kanë ndaluar të ngrejë një rrjet interneti super të shpejtë të teknologjisë 5G.

Dyshime mbi kompanitë janë ngritur edhe në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.