Valutat zhvlerësohen në raport me lekun

TIRANË, 17 janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten valutat e huaja janë zhvlerësuar në raport me monedhën vendase lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e përbashkët europiane dhe dollari amerikan kanë humbur përkatësisht 0,39 lekë dhe 0,23 lekë krahasuar me një ditë më parë, duke u këmbyer me 123.88 lekë dhe 108.72 lekë.
Ndërsa paundi britanik këmbehet 139.98 lekë ose 0,13 lekë më pak se ditën e mërkurë dhe franga zvicerane është zhvlerësuar me 0,67 lekë duke u këmbyer në nivelin e 109.60 lekëve.
Sipas Bankës së Shqipërisë, monedha vendase Lek po forcon pozitat në këmbim me valutat, që prej fillimit të kësaj jave, por siç thekson BSH luhatjet janë brenda pritshmërive dhe parashikimeve të saj.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.72 -0.23
Euro EUR 123.88 -0.39
Poundi Britanik GBP 139.98 -0.13
Franga Zvicerane CHF 109.60 -0.67
Jeni Japonez (100) JPY 99.96 -0.29
Dollari Australian AUD 77.92 -0.34
Dollari Kanadez CAD 81.89 -0.26
Korona Suedeze SEK 12.06 -0.11
Korona Norvegjeze NOK 12.70 -0.08
Korona Daneze DKK 16.60 -0.05
SDR SDR 151.41 -0.61
Ari(OZ 1) XAU 140661.94 +119.71
Argjend(OZ 1) XAG 1693.75 -3.36
Juani Kinez (onshore) CNY 16.06 -0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 16.04 -0.06
Lira Turke TRY 20.29 +0.15

e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.