Italia, destinacion kryesor i eksporteve shqiptare

Eksportet “Made in Albania” drejt Italisë u rritën me 2%

TIRANË, 17 janar /ATSH/- Italia renditet ndër destinacionet kryesore të eksporteve shqiptare.

INSTAT publikoi sot raportin e tregtisë së mallrave për vitin 2018, ku vlera e mallrave dhe e produkteve “Made in Albania” të shitura në Itali llogaritet në shifrën 150 milionë lekë gjatë vitit 2018, me një rritje prej 2,1% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Ndërkohë që eksportet totale të Shqipërisë drejt Italisë për vitin e kaluar zunë 48% të totalit.

Tekstilet dhe këpucët janë produktet kryesore që shkojnë drejt Italisë, kryesisht në formën e rieksporteve, që punojnë me sistemin fason (regjimi i materialit të porositësit), sektor ky me shumë interes për tregun italian, çka po shënon vitet e fundit diversifikim të tij dhe zgjerim të mëtejshëm të eksporteve shqiptare drejt Italisë. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.