GJERMANI – Rënie e ndjeshme e eksporteve të armëve

BERLIN, 17 janar /ATSH-DPA/ – Eksportet gjermane të armëve ranë me pothuajse një të katërtën në 2018 krahasuar me vitin e kaluar, sipas një deklarate nga Ministria e Ekonomisë, e cila iu përgjigj kërkesës së një ligjvënësi.

Vlera totale e shitjeve të armëve është ulur me 22,7% midis 2017 dhe 2018, nga 6,2 miliardë euro në 4,8 miliardë euro.

Rënia e eksporteve ka qenë më e madhe për vendet që nuk janë as anëtarë të BE-së as të NATO-s, një treg që është një burim polemikash në Gjermani, ku ekziston një frikë në rritje për faktin nëse armët gjermane po përdoren në luftëra gjithnjë e më të dhunshme  në vende të tjera.

Informacioni u kërkua nga deputeti Omid Nouripour nga Partia e Gjelbër dhe iu vu në dispozicion edhe shtypit vendas./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.