GJERMANI – Ministri i Jashtëm përshëndet rënien e eksportit të armëve

BERLIN, 17 janar /ATSH-DPA/ – Ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas ka mirëpritur faktin që eksportet e armëve nga Gjermania kanë rënë gati me një të katërtën në vitin 2018 në krahasim me vitin e kaluar.

“E konsideroj këtë si një zhvillim pozitiv”, tha Maas në një intervistë, duke shtuar se qeveria e kancelares Angela Merkel ka vendosur të japë më pak licenca eksporti.

Vlera total e shitjes së armëve ka rënë me 22,7% nga 6,2 miliardë euro në vitin 2017 në 4,8 miliardë euro për vitin 2018. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.