FOTO/ Shqipëria turistike, interes i lartë nga vizitorët skandinavë

TIRANË, 17 janar /ATSH/ – Nisi dje Panairi Ndërkombëtar i Turizmit MATKA i cili zhvillohet në Helsinki, Finlandë, një ndër panairet më të mëdhenj dhe të rëndësishëm që zhvillohet në vendet skandinave prej datës 16-20 janar.

Agjencia Kombëtare e Turizmit merr pjesë me stafin e saj dhe 8 operatorë turistikë të cilët operojnë me tregun nordik. Në mënyrë të veçantë tregu turistik finlandez njihet për udhëtimet e shumta me drejtim “out-going”, duke paraqitur në këtë mënyrë një mundësi mjaft të volitshme për t’u tërhequr në Shqipëri.

Gjatë vitit të shkuar rreth 35 mijë turistë skandinavë vizituan Shqipërinë duke hapur kështu një kapitull tjetër për turizmin shqiptar. Gjatë ditës së parë ka patur një interesim të lartë të publikut e medieve, ku janë realizuar disa takime. Panairi do të zgjasë deri më datë 20 janar dhe numri i vizitorëve pritet të rritet dita ditës./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.