FOTO/ Berat, fëmijët e shkollave aktivitet për promovimin e paqes

TIRANË, 17 janar/ATSH/ – “Paqja në çdo situatë; në familje, në shkollë, në sport, në art, në rrugë dhe kudo” titullohet aktiviteti i zhvilluar sot në qytetin e Beratit nga nxënësit e shkollave të ndryshme të qytetit.

Për të promovuar paqen si një nga vlerat më universale të ekzistencës dhe të bashkëjetesës ndërmjet njerëzve nxënësit nisën marshimin e tyre nga gjimnazi “Babë Dudë Karbunara” dhe u ndalën para bashkisë ku u përshëndetën nga nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo.

Më pas nxënësit vazhduan marshimin e tyre përgjatë bulevardit me slogane e mesazhe paqeje, deri te Pallati i Kulturës.

Atje, çdo shkollë prezantoi argumentin e zgjedhur me poezi, këngë dhe valle./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.