Dembele lë “Tottenhamin”, kalon në kampionatin kinez

TIRANË, 17 janar /ATSH/ – Mousa Dembele që sot është pjesë e Super Ligës së Kinës, pasi ka nënshkruar me skuadrën e “Guangzhou R&F”.

Klubi kinez i ka paguar “Tottenhamit” 11 milionë paund për ta transferuar 31-vjeçarin, me të cilin ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë.

Dembele ishte pjesë e “Spurs” që nga viti 2012 kur ishte transferuar nga “Fulham”, por lëndimet e shumta në vitin e fundit ia kanë pamundësuar atij të luante rregullisht me skuadrën e Mauricio Pocchetinos.

Kampionati në Kinë fillon më 1 mars, kur edhe pritet që Dembele të debutojë me skuadrën e tij të re. /gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.