Basha pret ministrin italian

TIRANË, 17 Janar /ATSH/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Milanesi të cilit i shprehu shqetësimin e opozitës për atë që e cilësoi dëmtimin e rëndë të standardeve të demokracisë nga ana e qeverisë, e cila sipas tij, është përgjegjëse për ngadalësimin e procesit të integrimit europian.

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Italisë gjatë tri dekadave të fundit, kreu i opozitës kërkoi mbështetjen e partnerit strategjik për rivendosjen e shtetit ligjor, nëpërmjet luftës ndaj kriminalitetit dhe trafikut të drogës.

Lidhur me zhvillimet në rajon, Basha u shpreh se për të konsoliduar stabilitetin dhe paqen në rajon duhet punuar për të zhvlerësuar kufijtë me procesin e integrimit europian, jo duke i ndryshuar ata.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.