6 studentë të FA në programet stërvitore me Forcat e Sigurisë së Kosovës

TIRANË, 17 janar/ATSH/ – 6 studentë nga Shqipëria po ndjekin studimet në Qendrën e Studimeve Universitare pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Njëri prej tyre është edhe kadeti Gersian Leka.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shprehet se Gersian Leka është sot pjesë në programet stërvitore së bashku me kolegë të tjerë nga Shqipëria e Kosova.

“Aktualisht, 6 studentë nga Shqipëria po ndjekin studimet në Qendrën e Studimeve Universitare pranë Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thekson Xhaçka duke shtuar se Forcat e Armatosura janë një dritare për arsimim. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.