Standard i ri në ndërtimin e urave mbi Gjanicë

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Urat mbi lumin Gjanicë në Fier janë një element shumë i rëndësishëm dhe i veçantë i projektit madhor për rehabilitimin e qendrës së qytetit.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi komentoi sot nisjen e punës për ndërtimin e urave, ndërsa u ndal te standardi i ri që ato do të kenë.

“Të presim që transformimit rrënjësor të bërë tashmë në qytet t’i shtohet dhe rezultati final i këtij projekti, për të përfituar në çdo detaj potencialin e madh që Fieri mbart në çdo fushë. Sfida vazhdon”, tha ai.

/m.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.