SIRI – Kurdët kundërshtojnë një zonë sigurie nën kontrollin turk

KAMISHLI (Siri), 16 janar /ATSH-AFP/ – Kurdët e Sirisë kundërshtuan sot krijimin e një zone sigurie nën kontrollin e Turqisë në veri të vendit, një iniciativë e paraqitur nga Ankaraja në partneritetin me Uashingtonin, që po përpiqet të zbusë pasojat e largimit të trupave të saj.

Që prej mesit të dhjetorit, Turqia është rikthyer në sulm kundër milicisë kryesore kurde në Siri, Njësit e Mbrojtjes së Popullit (YPG), duke kërcënuar se do të lëshojë një ofensivë të re në veri të Sirisë për të larguar luftëtarët nga kufiri i saj.

Në këtë kontekst delikat, Uashingtoni, aleat strategji i Turqisë në NATO, por gjithashtu partner i afërt me YPG-në në luftën kundër xhihadistëve të grupit Shteti Islamik (ISIS), gjendet mes dy zjarreve dhe po përpiqet të gjejë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.

Megjithatë kjo ide duket shumë problematike sepse kjo zonë mund të përfshijë shumë qytete që dominohen nga komuniteti kurd që ndodhen pranë kufirit.

Për këtë arsye ky propozim është kundërshtuar në bllok nga të gjitha forcat kude në terren.

“Turqia nuk është neutrale, është një palë e interesuar në konflikt (…) dhe çdo palë (e interesuar) nuk mund të jetë garantuese e sigurisë”, thotë Aldar Khalil, përgjegjësi i lartë i administratës gjysmë autonome të ngritur nga minoriteti kurd në Siri. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.