SHBA – Studim – Një në tre punonjës të OKB-së viktimë e ngacmimeve seksuale

UASHINGTON, 16 janar /ATSH-AFP/ – Një e treta e punonjësve të OKB-së konfirmuan se kanë përjetuar ngacmime seksuale në vendin e punës gjatë dy viteve të fundit, sipas një studimi të pazakontë me  përfshirjen e mbi 30 organizatave  të OKB-së.

Në një letër drejtuar punonjësve, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres përshëndeti kanalizimin e studimit, rezultatet e të cilit u komunikuan ditën e sotme. Ai deklaroi se studimi përmbante statistika që shërbejnë si shtysë për të reflektuar dhe dëshmi mbi atë se çfarë duhet ndryshuar.

Një në tre persona iu përgjigjën anketimit, ose 33% të cilët pohuan se kanë përjetuar ngacmime seksuale të paktën një herë në dy vitet e fundit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.