SHBA – Amerikani i kapur në Siri: iu bashkova ISIS-it për… kuriozitet?!

UASHINGTON, 16 janar /ATSH-AFP/ – Një mësues amerikan, i kapur nga forcat kurde në Siri, tregoi në një intervistë se ishte intriguar nga grupi xhihadist Shteti Islamik, por nuk kishte luftuar në radhët e ISIS-it.

Warren Christopher Clark është pjesë e pesë të huajve, përfshirë edhe një amerikan tjetër, i kapur nga Forcat Demokratike Siriane (FDS), më 7 janar, në lindje të Sirisë.

Sipas këtyre forcave kurde, që mbështeten nga koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja, ata i ishin bashkuar ISIS-it në këtë vend.

Sipas intervistës së dhënë për televizionin amerikan “NBC News” të realizuar në Siri, ky teksan 34 vjeç që është konvertuar në mysliman duke marrë emrin Abu Mohammed Al Ameriki tha se “kërkonte të mësonte më shumë në lidhje për ideologjinë e tyre”.

“Kërkoja të shkoja të shihja se si funksiononte ky grup dhe çfarë bënte”, shtoi ai, duke shpjeguar se kishte hyrë në Siri nëpërmjet Turqisë në vitin 2015 pasi kishte parë videot e ISIS-it ku dënoheshin njerëz me prerje të kokës.

“Megjithatë, amerikani thekson me vendosmëri se nuk ka luftuar asnjëherë në radhët e grupit xhihadist, që sipas t’i, ISIS-i e ka burgosur disa herë për shkak të refuzimit për të marrë armët”, thekson kanali televiziv në faqen e tij të internetit. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.