Rubrika “Student” në “shqiperiaqeduam.al”, përgjigje çdo paqartësie

TIRANË, 16 janar/ATSH/ – Për të gjithë studentët që kanë ende paqartësi mbi mënyrën përfitimin e bursave apo përgjysmimin e tarifave të studimit, tashmë pas përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Financave pranë sekretarive të fakulteteve, portali “shqiperiaqeduam.al” ka hapur një rubrikë të veçantë për informimin e tyre.

Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka bërë thirrje çdo studenti që kërkon sqarime apo përgjigje, ku përmes portalit, ata mund të klikojnë në rubrikën titulluar “Student”.

“shqiperiaqeduam.al në dispozicion për çdo student që kërkon sqarime”, – thotë Rama.

Përmes portalit “shqiperiaqeduam.al” studentët do të marrin përgjigje për pyetjet që mund të kenë apo sqarime të mundshme mbi mënyrën sesi zbatohen vendimet e Këshillit të Ministrave, që prekin direkt çështjet që kanë të bëjnë me tarifat dhe bursat. /z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.