PORTRET – Jeremy Corbyn, rebeli që ëndërron Downing Street

LONDËR, 16 janar / ATSH-AFP/ – Ai dëshironte të përfitonte nga konfuzioni i Brexit për t’u vendosur në Downing Street, por lideri i Partisë laburiste, euroskeptiku Jeremy Corbyn, nuk ia doli të siguronte mbështetjen e nevojshme për të rrëzuar qeverinë konservatore.

Corbyn, 69 vjeç paraqiti një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, pas kundërshtimit poshtërues nga Parlamenti, të marrëveshjes së Brexit të negociuar me vështirësi nga kryeministrja Theresa May me BE. Ai shpresonte në një disfatë po aq të dhimbshme sa ajo e djeshmja për May.

Por shefja e qeverisë konservatore fitoi votimin me një diferencë të ngushtë prej 19 votash, partia konservatore dhe aleati i saj, partia e vogël unioniste e Irlandës së Veriut DUP, qëndruan të bashkuar duke e mbështetur pavarësisht rezervave kundrejt marrëveshjes së Brexit.

Që prej referendumit të qershorit 2016 që vendosi daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, Jeremy Corbyn ka mbajtur një qëndrim të paqartë përballë Brexit, në një parti me deputetë kryesisht eurofilë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.