PARIS – Maratonë 7-orëshe konfrontimi mes Macron dhe kryebashkiakëve

PARIS, 16 janar /ATSH-ANSA/- Maratonë konfrontimi prej shtatë orësh, ajo e presidentit francez Emmanuel Macron me  600 kryetarët e bashkive të Grand Bourgtheroulde,  në rajonin e Normandisë, me rastin e ditës së parë të debatit të madh kombëtar, i kërkuar nga presidenti për të mposhtur revoltën e jelekverdhëve.

Ballafaqimi filloi dje, pak pas orës 15:00 dhe përfundoi në orën 22:10.

I krahasuar me një boksier në ring, Macron, me këmishë dhe kravatë, iu përgjigj pikë për pike dhjetëra pyetjeve, shpesh kritike, që iu drejtuan atij nga  600 kryetarët e bashkive./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.