Leku, pozitë dominuese ndaj valutave

TIRANË, 16 janar /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku vijoi të qëndrojë në pozita të forta në këmbim me valutat.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye 124.27 lekë ose 0,56 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari humbi 0,22 lekë duke u këmbyer me 108.95 lekë.
Aktorët e tregut shprehen se, këmbimi valutor vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, ndërsa kërkesë e ulët për valutë dhe oferta e lartë, vijon të orientojë pozitat dominuese të monedhës vendase lekë.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor.
Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.95 -0.22
Euro EUR 124.27 -0.56
Poundi Britanik GBP 140.11 -0.16
Franga Zvicerane CHF 110.27 -0.45
Jeni Japonez (100) JPY 100.25 -0.35
Dollari Australian AUD 78.26 -0.32
Dollari Kanadez CAD 82.15 -0.16
Korona Suedeze SEK 12.17 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 12.78 +0.01
Korona Daneze DKK 16.65 -0.07
SDR SDR 152.02 -0.50
Ari(OZ 1) XAU 140542.23 -159.34
Argjend(OZ 1) XAG 1697.11 -0.37
Juani Kinez (onshore) CNY 16.12 -0.03
Juani Kinez (offshore) CNH 16.10 -0.03
Lira Turke TRY 20.14 +0.07

/e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.