Komisioneri Hahn viziton të enjten Kosovën

PRISHTINË, 16 janar /ATSH/ Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn do të arrijë nesër për vizitë në Kosovë.

Axhenda e takimeve nuk është bërë ende e ditur, por paralajmërohet një takim me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Edhe pse nuk ka tema të njoftuara të takimeve, vizita e Hahn vjen në kohën kur BE-ja ka kërkuar nga Kosova heqjen e taksave ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja.

Kryeministri Haradinaj ka shprehur gatishmëri për heqjen e taksave në momentin që Serbia do të njohë Kosovën si shtet të pavarur. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.