Era Istrefi e ftuar në eventin më të rëndësishëm të vitit

TIRANË, 16 janar /ATSH/ – Këngëtarja shqiptare Era Istrefi nuk ndalet. Suksesi i ardhshëm i yllit të “Bon Bon” sapo është konfirmuar dhe këngëtarja mësohet se do të performojë në ngjarjen më të rëndësishme sportive të këtij viti.

Ussoçer Indonesia ka bërë me dije lajmin se Era do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës së futbollit të femrave që do të mbahet në Paris, Francë.

Ky sukses i Era Istrefit vjen pas performancës në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës “Russia 2018” ku këndoi këngën zyrtare të evenimentit të rëndësishëm sportiv krah Will Smith dhe Nicky Jam. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.