Eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve në Panairin e Berlinit

TIRANË, 16 janar /ATSH/- Eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve po përgatiten të marrin pjesë në panairin më të madh bujqësor që zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Në bashkëpunim me ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programi RisiAlbania do të mbështesë pjesëmarrjen e kompanive eksportuese shqiptare të fruta-perimeve në panairin ndërkombëtar Fruit Logistica në Berlin.

Prej 6 deri në 8 shkurt rreth 3300 pjesëmarrës nga sektori i fruta-perimeve, kompani të vogla e të mëdha do të marrin pjesë në këtë panair. “Ne do të mbështesim kompanitë shqiptare të shfrytëzojnë certifikatën GlobalG.A.P për të tërhequr blerës të rinj dhe zgjeruar eksportet shqiptare në tregjet e huaja”, shprehen përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë në lidhje me këtë event. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.