Durrës/ Mbi 3.6 milionë tonë mallra u përpunuan në 2018

131

TIRANË, 16 janar/ATSH/ – Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar mbi 3.6 milionë tonë mallra gjithsej, bën të ditur Sektori i Statistikave në Autoritetin Portual Durrës.

Mbi 875 mijë tonë mallra janë përpunuar gjatë viti të kaluar nga tragetet, ndërsa pjesa tjetër, afro 2 milionë e 740 mijë tonë mallra, janë përpunuar në kalata nga anijet me mallra import-eksporti.

Në 12 muajt e vitit që lamë pas nga anijet dhe tragetet janë përpunuar mbi 2 milionë e 440 mijë tonë mallra importi, ndërsa pjesa tjetër e mallrave të përpunuara i përket eksporteve.

Gjatë vitit 2018 në të katër terminalet e portit janë përpunuar 551 anije dhe 1010 tragete me 3.614.606 tonë mallra gjithsej – saktësojnë të dhënat e Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës APD./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.