Divjakë, rikonstruksion godinës së kopshtit të Kamenicës

TIRANË, 16 janar/ATSH/-Gjendja e rënduar e godinës së kopshtit të fshatit Kamenicë në njësinë administrative Remas ka bërë që bashkia Divjakë të marrë masa për rikonstruksionin e kësaj godine.

Ndërkohë që vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e objektit, deri në përfundimin e tyre fëmijët janë akomoduar në një mjedis me qira. Bashkia e Divjakës ka bërë të ditur numri i fëmijëve të cilët frekuentojnë këtë kopsht është rreth 20 fëmijë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.