BULLGARI – Gjykata i jep të drejtë ambientalistëve për qendrën e skive në Bansko, më e madhja në Ballkan

SOFJE, 16 janar /ATSH-AFP/ – Gjykata e lartë bullgare bllokoi sot projektet e diskutueshme për zgjerimin e qendrës së skive në Bansko, më e madhja në Ballkan, duke i dhënë të drejtë aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit të cilët denoncuan shkatërrimin e një parku natyror, i klasifikuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

Autoriteti më i lartë gjyqësor i vendit anuloi ndryshimet në planin e menaxhimit të këtij parku, të miratuara në dhjetorin e 2017 nga qeveria dhe që do t’i hapnin rrugë ndërtimit të 48% të 40.000 hektarëve të Parkut Kombëtar të Pirinit, sipas WWF, e cila depozitoi ankesën.

”Ndryshimet në planin e menaxhimit të parkut të Pirin i klasifikuar nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore shkelin dispozitat e ligjit bullgar dhe atij ndërkombëtar’’, bën të ditur Gjykata e Lartë./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.