Alicia Keys prezantuesja e “Grammy Awards” 2019

166

TIRANË, 16 janar /ATSH/ – Alicia Keys do prezantojnë çmimet “Grammy Awards” këtë vit.

“Unë e di se çfarë ndjen kur je në skenë dhe do ta sjell atë energji”, tha fituesja 5 herë e Grammy, në një deklaratë të martën.

“Jam shumë e emocionuar që do jem prezantuese e ceremonisë në mbrëmjen më të madhe të muzikës, që feston kreativitetin, fuqinë dhe magjinë. Jam veçanërisht e gëzuar për të gjitha gratë e nominuara këtë vit”, tha Alicia Keys.

Kjo do të jetë hera e parë që këngëtarja do prezantojë një shfaqje.

Me më shumë nominime këtë vit janë reperët Kendrick Lamar dhe Drake. Të dy kryesojnë, respektivisht me 8 dhe 7 nominime.

Gjithashtu janë të nominuara edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Çmimet “Grammy Awards” do jepen në CBS më 10 shkurt. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.