Vendimet e këshillave bashkiakë, online në 61 bashkitë e vendit

TIRANË, 15 janar /ATSH/- Ermali është një alpinist nga Kukësi. Profesioni i tij kërkon që ai të jetë i përditësuar me vendimet e këshillit bashkiak që kanë lidhje me turizmin.

Më përpara, Ermalit i duhej të shkonte pranë zyrës së bashkisë për të marrë vendimet e këshillit bashkiak. Ndërsa sot ai dhe gjithë të tjerët, këto vendime mund t’i aksesojnë online në faqen e bashkisë.

Qeveria shqiptare në bashkëpunim me projektin STAR 2, ka arritur të mundësojë që edhe 33 bashki të digjitalizojnë dhe të publikojnë online të gjithë vendimet e këshillave bashkiakë duke kompletuar kështu plotësisht, hartën e 61 bashkive në të gjithë Shqipërinë, që publikojnë online këto vendime.

Kjo është bërë e mundur falë projektit STAR 2, për “Konsolidimin e Reformës Administrativo-Territoriale” i cili zbatohet nga PNUD dhe qeveria shqiptare me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, Qeverisë së Suedisë, ambasadave të Zvicrës e Italisë në Tiranë dhe USAID-it të finalizohet ky proces i shërbimeve elektronike, si modeli më i mirë në shërbim të qytetarëve dhe formalizimit të shërbimeve publike. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.