TAJLANDË – Shi artificial për të luftuar ndotjen e ajrit

BANGKOK, 15 janar /ATSH-AA/ – Qeveria e Tajlandës po rrit përpjekjet për t’i dhënë fund ndotjes së ajrit të rrezikshëm me shi artificial.

Mediet lokale raportojnë se ndotja e ajrit në shumë pjesë të destinacioneve kryesore turistike të Tajlandës ka arritur nivele të rrezikshme.

Niveli në rritje i ndotësve të ajrit e ka bërë daljen e popullatës me maska në fytyrë.

Autoritetet lokale po pastrojnë rrugët më të frekuentuara me autobotë dhe do të spërkatin me ujë mbi qiellin e kryeqytetit Bangkok për të provuar prodhimin e shiut artificial.

“Autoritetet kanë vendosur për të dërguar dy aeroplanë me teknologji për të krijuar shi artificial në përpjekje që në mbrëmje të krijojnë reshje në lindje të kryeqytetit Bangkok”, raportoi gazeta “Bangkok Post”./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.