Moti i keq, shpërndahen ndihma për familjet në nevojë në njësinë nr. 4 në Tiranë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ – Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në këto ditë të ftohta dimri u ka ardhur në ndihmë fëmijëve që vijnë nga familjet në nevojë.

Kështu, punonjësit e Agjencisë ishin sot të pranishëm në njësinë administrative nr. 4 në Tiranë ku edhe dhuruan ndihma (veshje) për familjet në vështirësi social-ekonomike.

“Në këto ditë të ftohta dimri, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës mbështeti disa fëmijë nga familje në vështirësi social ekonomike të Njësisë Administrative nr. 4, bashkia Tiranë, me veshmbathje (xhupa, shalle dhe kapuçë)”, – thonë punonjësit e ASHMDF.

/z.tosku/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.