MJEDIS – Humbje të mëdha në akullnajat e Antarktidës

ANKARA, 15 janar /ATSH-AA/ – Përqindja e shkrirjes së akullnajave në kontinentin e Antarktidës në Hemisferën Jugore, për një periudhë kohore prej 16 vitesh është rritur mesatarisht 280%.

Sipas lajmit të “Science Daily”, në studimin e kryer nga universitetet “California” dhe “Utrecht” si dhe Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA), është zbuluar se përqindja e shkrirjes së akullnajave në Antarktidë, mes viteve 2001-2017 ka shënuar rritje prej 280 % në vit.

Në studim theksohet se mes viteve 1979-2001 në Antarktidë në vit mesatarisht 48 miliardë tonë akullnaja janë shkrirë, ndërsa mes viteve 2001-2017 kjo është rritur në 134 milionë tonë në vit.

Në kuadër të studimit rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”, shkencëtarët kanë studiuar 176 pellgje dhe 18 rajone të cilat rrethojnë ishujt përreth.

Shkencëtarët tërhoqën vëmendjen se kjo përqindje e rritjes mes viteve 1979-2017 ka shkaktuar që niveli detar të rritet rreth 1,5 centimetra.

“Nëse shtresa e akullit në Antarktidë vazhdon të shkrihet në shekujt e ardhshme presim një rritje më të madhe në nivelin e detit”, tha Eric Rignot, lideri i ekipit të studimit./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.