LONDËR – May: Kemi detyrimin moral për të respektuar rezultatin e referendumit

LONDËR, 15 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May u bëri thirrje deputetëve britanikë të respektojnë rezultatin e referendumit për Brexit, dhe të votojnë pro marrëveshjes së divorcit të dakordësuar mes saj dhe Brukselit.

‘’Kemi detyrimin për të respektuar një vendim demokratik’’, pohoi May në Dhomën e Komuneve thuajse plot, disa minuta nga nisja e një votimi që është njoftuar paraprakisht i humbur për shkak të kundërshtimit si nga ana e mbështetësve të Brexit dhe eurofilëve./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.