GJERMANI – Ekonomi e ngadalësuar, por jo recesion

BERLIN, 15 janar /ATSH-AFP/ – Më pak e shkëlqyeshme se zakonisht në eksporte, Gjermania arriti sërish vitin e kaluar të nëntin vit radhazi me rritje ekonomike dhe tepricë buxhetore rekord, e ndihmuar nga kërkesa e fuqishme e brendshme.

”Ekonomia gjermane u ngadalësua vitin e kaluar, me një rritje vetëm 1,5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto kundrejt 2,2% në 2017”, tha Zyra Federale e Statistikave.

”Megjithatë, vendi po i shpëton edhe këtë vit recesionit ekonomik, ndonëse do të regjistrojë ngadalësim të vazhduar të rritjes ekonomike”, shtoi ajo./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.