GJERMANI – Arrestohet një këshilltar ushtarak me dyshimin për spiunazh

BERLIN, 15 janar /ATSH-AFP/ – Drejtësia gjermane njoftoi sot arrestimin e një këshilltari të ushtrisë, që ka kombësi të dyfishtë, gjermane dhe afgane, i dyshuar se ka zhvilluar spiunazh për llogari të Iranit.

“Personi në fjalë, 50 vjeç, Abdul Hamid S., në funksionin e këshilltarit kulturor dhe gjuhësor në ushtrinë gjermane dyshohet se i ka dhënë informacione një shërbimi sekret iranian”, thekson prokuroria e përgjithshme e Karlsruhes në një komunikatë të shkurtër./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.