Dhjetëra qytetarë lezhjanë dhurojnë gjak

TIRANË, 15 janar /ATSH/ – Dhjetëra qytetarë lezhjanë dhuruan sot gjak në një seancë dhurimi në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.

I pranishëm sot në Lezhë në këtë seancë ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të promovuar solidaritetin për dhurimin e gjakut.

“Një ditë e mrekullueshme sot në Lezhë, ku pata kënaqësi të merrja pjesë në një seancë dhurimi gjaku në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.

Falënderoj kryebashkiakun Fran Frrokaj dhe në veçanti qytetarët lezhjanë për shembullin e shkëlqyer të solidarizimit me këtë kauzë humane.

I bindur se kjo fushatë ndërgjegjësimi, e udhëhequr nga rinia, do vijojë pa u ndalur në të gjitha qytetet e vendit në përmbushje të misionit të saj fisnik”, tha Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.