BRUKSEL – Tusk thirrje për një zgjidhje pozitive pas kundërshtimit të marrëveshjes për Brexit

BRUKSEL, 15 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk bëri sot në mbrëmje thirrje për një zgjidhje pozitive pas kundërshtimit të marrëveshjes për Brexit nga deputetët britanikë.

‘’Nëse një marrëveshje është e pamundur, dhe se askush nuk dëshiron një jo-marrëveshje, atëherë kush ka guximin të thotë cila është zgjidhja e vetme pozitive ?’’, deklaroi Tusk, i cili ishte lideri i parë europian që shfaqi qëndrimin e tij pas votimit me një postim në Twitter./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.