Studentëve u kthehet mbrapsht tarifa kush ka paguar 100%

TIRANË, 14 janar /ATSH/ – Ministri në detyrë i Financës dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpjegoi sot se, “për studentët që kanë paguar tarifën e plotë të shkollimit, Bordet e Administrimit marrin vendim për kthimin e parave në llogarinë e studentit në bankat e nivelit të dytë”.

“Do t’iu kthehet gjysma e pagesës në llogaritë e tyre, dhe për studentët me mesatare 9-10  që kanë paguar, do t’iu kthehet mbrapsht tarifa e paguar 100%”, tha Ahmetaj, ndërsa bëri me dije vendimin e Këshillit të Ministrave për përgjysmimin e tarifave të studentëve. e.xh/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.