SHBA – Trump: Turqia në katastrofë ekonomike nëse sulmon kurdët

UASHINGTON, 14 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi dje Turqinë për një katastrofë ekonomike në rast se sulmon kurdët, pas tërheqjes së trupave amerikane nga Siria, duke i bërë gjithashtu thirrje kurdëve që të mos provokojnë Ankaranë.

”SHBA-ja do të shkatërrojë Turqinë ekonomikisht nëse ajo sulmon kurdët”, shkruan në Twitter Donald Trump.

“Uashingtoni u kërkon gjithashtu kurdëve që të mos provokojnë Turqinë. Rusia, Irani dhe Siria kanë qenë përfituesit më të mëdhenj të politikës amerikane të shkatërrimit të grupit Shteti Islamik në Siri. Ne përfituam gjithashtu, por ka ardhur koha që të sjellim në shtëpi trupat tona. Stop luftrave të pafundme”, shton Donald Trump.

Njoftimi në dhjetor i tërheqjes së ushtarëve amerikanë të vendosur në Siri për të luftuar ISIS-in u përshëndet nga Turqia, por dobësoi situatën e luftëtarëve kurdë që kanë luftuar në krah të SHBA-së kundër grupit xhihadist. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.